Wednesday, February 26, 2014

esGjatë kohës që banorët ndodhen në oborr duke marrë rreze, Meridiani vazhdimisht ngacmon e tall Esidën për çdo gjest që ajo bën, apo për çdo gjë që thotë. Ngacmimet e tij janë në vazhdimësi dhe shkaktojnë të qeshura tek banorët e tjerë të shtëpisë. Esida ka filluar që të mendojë se Meridiani po sillet në këtë mënyrë ndaj saj sepse dyshon për faktin se ajo nuk është çift brenda shtëpisë. Tashmë Esida është mërzitur me ngacmimet e tij dhe këtë gjë e diskuton me Juljanën dhe më pas edhe me Violetën.
E nervozuar Esida shkon në dhomën e gjumit dhe pas i shkon Juljana. Esida fillon që të flasë kundër Meridianit dhe për faktin se ai është bërë shumë i bezdisshëm. Juljana e këshillon Esidën që të mos ia lejojë më Meridianit që të tallet me të sepse në një farë mënyre kjo gjë është ofenduese për vajzat. Esida thotë se është acaruar nga Meridiani, por nuk i është kundërvënë sepse është shumë herët. “Unë di t’i përgjigjem, po nuk dua të dal e keqe që në fillim edhe pse ai po mundohet që të më nxjerrë mua shumë të keqe” thotë Esida. Juljana nga ana tjetër i thotë se Meridiani e tepron, por banorët e tjerë nuk i kundërvihen shakave të tepruara dhe ngacmimeve ofenduese të tij.
“Meridiani po mundohet që të më sulmojë mua si person, e bën vazhdimisht” thotë Esida dhe më pas shton “ai dyshon se unë nuk jam banore si të tjerët, por mendon se jam me mision për të provokuar të tjerët”.
Gjatë kohës që Esida flet me nervozizëm kundër Meridianit, aty vjen Violeta dhe më pas Ardijana dhe banorë të tjerë. Esida vazhdon ta ndajë shqetësimin e saj me të tjerët. Për një kohë të gjatë ajo flet kundër Meridianit, ndërsa banorët e tjerë e këshillojnë që t’i kundërvihet dhe të mos e lejojë ta ofendojë.


Thursday, February 20, 2014

Banorët përpara se të nisnin provën zyrtare, faza e trete për fitimin e dy telefonave Samsung Galaxy s4 nga AMC, duhet të bënin një paraprovë. Pasi veshën edhe veshje të përshtatshme për qëndrimin në uji, Anaidi hyn i pari në pishinë për të provuar qëndrimin e tij mbi tavolinën e surf-it AMC. Qëndrimi mbi të ishte disi i vështirë dhe banorët kaluan momente shumë gazmore teksa tentonin të mbanin ekuilibër mbi tavolinën e Surf-it. Pasi bie Gongu nis i pari provën sërish Anaidin, sapo stabilizohet mbi Surf, në ekran shfaqen fjalët të cilat duhet ti memorizojë për ti priprodhuar në përundim të provës përpara Vëllait të Madh. Pas tij nis Elona, Iliri dhe në fund Shpendit. Pasi përfundojnë të katër banorët provën, Big Brother i pyet në lidhje me fjalët që duhet të memorizonin. Anaidi, Shpendi dhe Elona nuk bënë asnjë gabim në lidhje me tekstin e tyre. Iliri, teksa nisi të thotë tekstin që ju shfaq në ekranVëllait të Madh, harroi të përmëndte një fjalë. Pasi përfundojnë
Dhuratë surprizë në shtëpinë e Big Brother. Kjo dhuratë fitohet përmes tre provave të cilat duhen superuar për të fituar një surprizë shumë të bukur. Në këto tre faza banorëve do u vinë indikacione të ndryshme nga Big Brother. Detyra e banorëve është të konsultohen me njëri-tjetrin për llojet e indikacioneve dhe çfarë fshihet pas tyre. Në fazën e parë duhet plotësuar fjalia. Në hollin e shtëpisë ndodhet një tabelë e cila ka të shkruar një fjali së cilës i mungon një pjesë. Banorët kanë për detyrë të gjejnë se cila fjalë mungon në pjesën boshe për 20 minuta. Prova nis me rënien e gongut. Banorët shikojnë tabelën për disa minuta dhe japin idenë e tyre se kush mund të jetë fjala që mungon, por asnjëra prej alternativave të tyre nuk korrespondon. Koha e vënë në dispozicion nga Big Brother përfundon dhe Elona hap zarfin nr 1 me indikacioni “Fjala më e përdorur në botë, pas fjalës OK”. Banorët mendohen dhe japin alternativa por sërish koha prej 10 minuta e vënë në dispozicion përfundon. Pas kësaj Vëllai i Madh dërgon Shpendin për të hapur zarfin nr 2 i cili ka indikacioni “Bashkon Njerëz”. Pasi banorët nuk kanë ende asnjë ide jepen edhe dy indikacione të tjera “Nuk keni kaluar ansjë verë pa të” dhe “Çliron lumturinë”. Banorët diskutojnë por ende nuk konkludojnë diçka. Në indikacionin e pestë ku është imazhi i babagjyshit të vitit të ri, Elona gjen fjalën e munguar e cila është Coca-Cola dhe fjalia e plotë është “Ndaj një Coca-Cola me shpirtin binjak”. Big Brother më pas u jep një zarf për të ngjitur fjalët e munguara në tabelën e bardhë.
Të gjithë banorët grumbullohen në dhomën e ndenjes, ndërkohë që Anaidi fillon të lexojë një tjetër zarf që ka ardhur për ta nga Vëllai i Madh për një tjetër fazë të provës, fazën nr. 3. Kjo fazë është edhe faza finale e kësaj prove të fundit për ta, në të cilën shpjegohet se banorët do të bëjnë një garë. Secili prej tyre do të bëjnë në ajër pesë kënaçe “Coca Cola” për 10 sekonda rresht. Banorët të cilët do të fitojnë, do të mund të kenë shishe të personalizuara me emrin e tyre. Të gjithë banorët dalin te fusha dhe fillojnë të bëjnë prova me kënaçet, përpara komunikimit të Vëllait të Madh, me shishet të cilat mbajnë emrat e gjithsecilit prej tyre. Pas komunikimit të Vëllait të Madh, banorët fillojnë të ekzekutojnë provën, ndërsa ata që arrijnë ta mbajnë më gjatë dhe të kalojnë këtë provë, janë Iliri dhe Shpendi, të cilët fitojnë nga një shishe “Coca Cola” me emrin e tyre. Më vonë banorët hyjnë përsëri brenda, ku Elona fillon të merret me larjen e enëve dhe pastrimin e kuzhinës, ndërsa Iliri i tregon Anaidit histori të ndryshme me familjarët e tij. Elona ulet afër Shpendit në dhomën e ndenjes dhe të dy fillojnë të flasin për emocionet që ndiejnë para natës finale. Shpendi shprehet duke thënë me shaka se është i qetë, pasi e ndien që është fituesi. “Fillove edhe ti si Iliri?”, ia kthen Elona duke qeshur, ndërsa Shpendi mendon se me këto fjalë arrin të përçojë mesazh te publiku. “Më i qetë se sot nuk kam qenë as një javë”, shprehet Shpendi. “Të paktën tani ke vetëm një siguri, do të dalësh”, i thotë Elona duke qeshur. E kështu të dy bëjnë shaka e qeshin me njëri-tjetrin.
Ish e dashura e banorit tjetër të BB5, Ermalit, tërheq vëmëndjen kryesisht me zbulimin e linjave në fotot e realizuara në plazhet shqiptare. Por a do të guxonte Françi të pozonte nudo? Bukuroshja është dakord por kjo varet nga shuma që i ofrohet. “Edhe ndoshta, por kjo varet nga shuma që ofrohet. Nuk kam gjë në mendje pasi jam e fokusuar te shkolla, megjithatë nuk anashkaloj asnjë ofertë që më vjen”, është shprehur Françeska Jaçe.


Megjithatë, struktura bazë e shoë-t mbetet e njëjtë. Arbana Osmani do të jetë edhe sivjet moderatorja e spektaklit. Sa u takon banorëve, kemi mësuar se ende nuk është bërë një përzgjedhje përfundimtare dhe audicionet vazhdojnë. Do të ketë jo më pak se 15-të, por as më shumë se 25 banorë, që do të bëhen pjesë të shtëpisë së famshme. Secili prej tyre do të konkurrojë me historinë e jetës së tij dhe me sekretet që mbart. Por sivjet, të fshehtat e tyre do të trajtohen ndryshe, në rrjedhën e ditëve. Burime brenda stafit bëjnë me dije se në audicione ka pasur dhe vazhdon të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe në këtë edicion të “Big Brother” do të ketë shumë histori të parrëfyera e të padëgjuara më parë. Konkurrentët do të jenë të moshave të ndryshme, ndërsa banori më i ri do të jetë 19 vjeç.

Sakaq, shtëpia e “Big Brother” do të jetë më e madhja që ka qenë ndonjëherë, me ambiente të reja shtesë dhe kënde të veçanta. Po ashtu kemi mësuar se në kriteret e përzgjedhjes, në audicione janë pranuar ata që kanë një jetë interesante e që dinë ta rrëfejnë bukur, që kanë batutë e humor, dhe janë të bukur nga pamja e jashtme. Edhe çmimi i madh, do të jetë më i lartë se vitet e mëparshme, por konkurrentët do ta mësojnë vetëm pasi të kenë hyrë në shtëpinë e “Big Brother”. bluetooth
Një nga programet më të ndjekura televizive në Shqipëri, rikthehet në datën 21 shkurt. Te Premten date 21 shkurt do të transmetohet në ekranin e “Top Channel”, nata e parë e reality shoë-t “Big Brother”. Ndryshe nga vitet e kaluara kur spektakli bëhej të shtunën, ky edicion i 7-të do të transmetohet çdo të premte në mbrëmje. Ne jemi përpjekur të zbulojmë detaje dhe ‘sekrete’ rreth asaj çka stafi i këtij produksioni po përgatit. Priten ndryshime të mëdha në fakt, pasi sivjet ky produksion i rëndësishëm televiziv do të drejtohet nga Zefina Hasani, e cila mban rolin e autores.
Duke filluar nga 21 shkurti rikthehen emocionet e garës së madhe të sekreteve. Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit “Big Brother” do të realizohet të premteve në prime time. Burime pranë produksionit tregojnë se, “BB7 është një edicion që do të realizohet nga një ekip kryesisht i ri autorësh, pra me frymë të re.
Formulat e lojës do të jenë krejt të ndryshme nga edicionet e para. Provat do të jenë disi më të forta për t’i vënë banorët në sfida të forta jo vetëm prakticiteti e fizike por, edhe inteligjence”. Por, cilat janë ndryshimet që do të pasojnë këtë spektakël nga vitet e kaluara. “Çdo edicion i ri është në vetvete një edicion ndryshe nga i mëparshmi, sepse do të sjellë personazhe të rinj, karaktere të reja, banorë që do të përfaqësojnë kategori, shtresa e probleme të ndryshme sociale”, pohojnë burimet.
Një tjetër surprizë e këtij show, është shtëpia e “BB7”, e cila sipas produksionit do të jetë shtëpia më e bukur e më komode se asnjëherë tjetër. “Këtë vit, janë menduar të shtohen disa elemente e kënde, që do t’i dëshironim të gjithë t’i kishim në shtëpitë tona. Shtëpia e ëndrrave ku s’do mungojë asgjë sidomos për aq kohë sa banorët do ti fitojnë sfidat me Big Brother”.
Show “Big Brother Albania 7 ” siguron se këtë vit do të ketë në shtëpi banorë të profesioneve shumë interesante e me shumë nivel. Do të ketë njerëz që kanë si shkollë të tyre eksperiencat e jetës por, që vijnë dhe nga shkolla e punë shumë të mira e me nivel të lartë profesional. Spektakli do të drejtohet për të shtatën herë nga